Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur domosdoshmërinë për miratimin e projektligjeve të sesionit vjeshtor.
Në konferencën për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila theksoi se nëse ato projektligje nuk votohen, do të kthehen në pikën zero.
“Nuk do të donim të kemi një situatë nga puna voluminoze që bëhet, ligjet të kthehen, pra të mos miratohen. Është e domosdoshme që 54 projektligje që janë në mes dy leximeve, të përmbyllen në këtë legjislaturë. Ne gjithsej jemi 62 deputetë, bashkë me grupin multietnikë, andaj ajo që mbetet kyçe është prezenca e tyre fizike në Kuvend”, u shpreh Kusari-Lila./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?