Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka mbajtur sot tubim në Prizren së bashku me kandidatin për këtë komunë nga LVV, Artan Abrashin.
Me anë të një postimi në Facebook, Kusari-Lila dhe Abrashi dëgjuan nga gratë e Prizrenit dhe banorët e Krajut për idetë për të ardhmen, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në Prizrenin tonë të bukur është gjithmonë kënaqësi të kalojmë kohën dhe të flasim për ndryshimin që qyteti i Lidhjes e meriton dhe e ka kaq shumë nevojë.
Tani, me zyren dhe degën e Alternativës të rikthyer me energji dhe vizion të ri, jemi të përkushtuar të mbështesim ndryshimin e shumëpritur.
Me mbështetje të parezervë për kandidatin dhe Kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, Artan Abrashi u takuam me gratë e Prizrenit e më pas me banorët e Krajkut, për të dëgjuar e ndarë idetë për të ardhmen.
Ne jemi krenarë të qëndrojmë pas listës së kandidatëve për Kuvendin Komunal nga Alternativa me numrin 103, dhe të japim përkrahjen tonë për kandidatin për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje me numrin 105./Arbresh.info
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...