Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar poashtu edhe faktin se ditëve të fundit është raportuar për disa deputetë përfshirë edhe nga koalicioni LAA që mund të mbështesin PAN-in.
Sipas saj, ata deputetë që do ta ndihmojnë PAN-in të krijojë Qeverinë do të bëjnë “vetëvrasje politike”.
“Gjatë gjithë fushatës janë deklaruar se janë për të dërguar PDK-në në opozitë, nëse këta indidividë ndryshojnë dhe mbështesin PAN-in janë politikisht të vdekur. Mund të shkojnë në shtëpi dhe ta shohin Parlamentin prej televizorit”.
“Kam thënë që është vetëvrasje politike, sinqerisht këta njerëz do të jenë të damkosur përjetë me atë që kanë pasur një qëndrim joparimor”, ka thënë ajo në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës