Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa në tubimin në Therandë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka thënë se janë ëbrë bashkë në një koalicion të shpresës dhe besës.
“Dua t’ia kërkojë besën kryetarit të Therandës. Mikut tim Salih Asllanaj që duhet të më premtoj që fitoren që e kemi korr në vitin 2013 në komunat tona do ta sjellim në gjithë Kosovën. Ne bashk e kemi parë se si është të qeveriset me ata që bëjnë dredhi dhe interesa të veta”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila ka thënë se në këto ditë po shohin pamje të ndryshme të fushatës.
“Në Gjakovë kanë vendosur pano gjithandej koalicioni pa asnjë leje dhe kjo tregon se sa e respektojnë shtetin e së drejtës, tjetra ende pa u mbajt zgjedhjet ata dy vetë u ulën në një karrige. Ata po luftojnë ëpr karriga, kjo është lufta e tyre. Nuk bënë që njerëzve pa asnjë interes për këtë vend t’ua besojmë vendin”, tha ajo./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...