Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se sot po mbahet “Dita e Alternativës” e organizuar nga NDI dhe mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se gratë, vajzat dhe të rinjtë janë në fokus të këtij takimi, me theks në përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor, shkruan Arbresh.info.
“Alternativa, parti liberale, për herë të dytë që nga viti 2017, do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale me lista për asamble dhe kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhëshme lokale. Alternativa jonë është alternativë për Kosovën.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...