Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme për nivelin e ulët të cilësisë së ajrit në Prishtinë.
Ndonëse për shumë deputetë kjo është një çështje shumë e rëndësishme, për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duket se nuk është e rëndësishme. Ai këto momente nuk është prezent në seancë. Por, Kurti gjatë ditës ai është parë të marrë pjesë në një tryezën e cila është mbajtur të mërkurën paradite për Gjykatën Speciale.
Tash e disa javë qytetarët e Prishtinës po vazhdojnë të përballen me nivel të ulët të cilësisë së ajrit. Për këtë gjë, Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për gjetjen e një zgjidhje.
E qytetarët e Prishtinës sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për siç thonë ata ‘ një ajër më të pastër’./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër