Kryeministrit të vendit Albin Kurtit i është larguar këshilltarja për Drejtësi Tranzicionale, Rozafa Kelmendi.
Këtë e ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ajo si arsye të largimit nga Zyra e Kryeministrit ka dhënë obligimet akademike.
Postimi i saj:
Jam thellësisht mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë shërbimit tim në Zyrën e Kryeministrit.
Ka qenë nder i jashtëzakonshëm të shërbej për Republikën dhe popullin e Kosovës.
Për shkak të obligimeve akademike, sot kam përmbyllur angazhimin si Këshilltare e jashtme për Drejtësi Tranzicionale.
Mbetem përherë falënderuese dhe e nderuar për mundësinë që më është dhënë, siҫ mbetem gjithmonë mbështetëse e qëllimeve të përbashkëta për drejtësi dhe barazi./Arbresh.info/
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum
Man United e “gjunjëzon” Arsenalin në “Emi...