Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ekipin e vetëm shqiptar në garon në ligën e 11-të të futbollit anglez, Illyrian FC. E.
Kurti ka falënderuar Arbër Berishën për aktivizimin dhe promovimin e vlerave të popullit tonë në Britani.
“Futbolli anglez për herë të parë ka edhe një ekip shqiptar. Themeluar vitin e kaluar, klubi shqiptar por jo vetëm i shqiptarëve garon në ligën e 11 të futbollit anglez nën emrin emblematik, Illyrian FC. E falënderova Arbër Berishën për aktivizmin dhe promovimin e vazhdueshëm të vlerave të popullit tonë në Britani të Madhe dhe për dhuratën e këndshme sot. Forca Illyrian FC!”, ka thënë Kurti.
Kryeministri gjatë vizitës nga klubi shqiptar mori edhe një fanellë, të personalizuar me emrin e tij./arbresh.info/
Pas përleshjeve në kufi, Pakistani thotë se ka vrarë 30 tali...
Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gj...
Çështja e presidentit, deputeti i LDK-së thotë se Abdixhiku ...
Haradinaj: S’jam kandidat për president
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...