Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka njoftuar se ka realizuar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e në të cilën i është konfirmuar se Republika e Kosovës do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian në muajin dhjetor të këtij viti.
“Kosova zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në dhjetor”, ka shkruar Martens.
Martens tutje shkruan se kryeministri Albin Kurti në këtë intervistë ka treguar se ka bërë kompromis për çështjen e targave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier se situata në veri të Republikës së Kosovës “mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”.
“Ambasadori amerikan “ka më shumë informacione se unë për situatën në veri”, citohet të ketë thënë Kurti pa dhënë detaje më të thella.
Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për kritikën e ashpër të Josep Borell se në takimin e fundit me Vuçiq “s’është treguar konstruktiv”.
Kurti ka thënë se “Unë s’jam kokëfortë, jam parimor”. /arbresh.info/

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit