Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar qytetin e Shkodrës.
Kurti, ka theksuar se Shkodra është një qytet që inkurajon dhe inspiron artistët.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se gjuha, kultura, traditat e moçme të Shkodrës formësojnë veprat artistike e që frymojnë përmes muzikës.
Në këtë kontekst, Kurti ka përmendur kontributin e jashtëzakonshëm të mjeshtrit të madh Zef Çoba.
“Mjeshtri i madh Zef Çoba, jo vetëm që ka kontribuar në mozaikun e këngëve aq të dashura shkodrane, por edhe ka kompozuar simfoni e himne bashkëkohore kombëtare. Të tilla janë “Xhamadani Vija-Vija” si dhe kënga “Atdheut”, e cila vjen si një urim vëllazëror i Shkodrës për Kosovën në vitin 2009, me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e që reciton edhe vargje të Gjergj Fishtës: “Zoti n’qiell e na mbi tokë, me gjithken’ vllazën e shokë.”, shkroi Kurti.
Kurti shtoi se në shtëpinë-studio të Zef Çobës, mes udhëtimeve në kujtesën e historive dhe përvojave, është kënaqësi të dëgjosh për ndërthurjen e këngëve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Në shtëpinë-studio të tij, mes udhëtimeve në kujtesën e historive, të përvojave e përjetimeve, kënaqësi të dëgjosh edhe për ndërthurjen e këngëve mes Kosovës e Shqipërisë, si në rastin mes Gjakovës e Shkodrës, të cilat jo pak herë miqësisht kanë mospajtime mbi autorësinë se ku përkasin disa këngë të caktuara. E ky ishte çasti i duhur që të flasim për hekurudhën Prishtinë-Durrës në zemër të së cilës do të ishte segmenti Gjakovë-Shkodër. T’i bashkojë këto dy qytete emblematike të kombit tonë edhe më shumë sesa këngët, e t’i shijojnë më shpejt e më afër njëra-tjetrës pasuritë e mëdha kulturore-artistike si dhe vlerat kombëtare e historike që të dyja i bartin”, përfundoi Kurti./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...