Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar sot edhe hapësirat e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të vendit.
Në një postim në Facebook, Kurti vlerësoi lartë përkushtimin dhe punën e ndërmarrjes, veçanërisht pas sulmit ndaj infrastrukturës kritike në nëntor të vitit të kaluar, ku u dëmtua kanali kryesor i saj. Ai theksoi reagimin e shpejtë dhe efikas të ekipit për sanimin e dëmit.
“Puna dhe përkushtimi i ndërmarrjes, veçanërisht edhe pas sulmit në infrastrukturë kritike në nëntor të vitit të kaluar, është për t’u vlerësuar lart”, shkroi Kurti.
Ai njoftoi gjithashtu se qeveria ka rikthyer në shfrytëzim një pronë të Ndërmarrjes në komunën e Zubin Potokut, e cila më herët ka qenë jashtë kontrollit të institucionit për shkak të uzurpimit nga struktura paralele ilegale.
“Në kuadër të mbështetjes sonë si qeveri ndaj Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci, ia rikthyem së fundmi në shfrytëzim edhe një pronë të saj në komunën e Zubin Potokut, e cila ishte më parë jashtë kontrollit të ndërmarrjes, sepse zotërohej nga strukturat paralele ilegale. Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...