Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet nesër me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Siç njoftonjnë mediat turke, kjo është bërë e ditur nga drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, ku bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.
Takimi do të mbahet në Stamboll, ndërsa do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës e Turqisë, por edhe hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshme të bashkëpunimit, thuhet në njoftim, shkruan Anadolu Agency, transmeton arbresh.info.
Në këtë takim, gjithashtu do të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...