Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, Kurti i cili u prit nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, Sekretari i KOK-ut, Besim Aliti dhe anëtarët e bordit të KOK-ut, ka parë nga afër renovimet që janë bërë në zyrat e tyre në “Shtëpinë e Sportit” në fillim të këtij viti me mbështetje të MKRS-së, dhe pati rastin të bashkëbisedojë dhe me stafin e këtij institucioni, përcjell arbresh.info.
“I urova për punën, angazhimin dhe sukseset e deritanishme” tha kryeministri pas përfundimit të vizitës. Ai u shpreh mirënjohës për punën sistematike që po bëhet në Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe me besim se tash e tutje do të shënojmë edhe më shumë suksese nga bashkëpunimi ndërinstitucional, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Qeverisë në procesin e aplikimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi, falënderoi kryeministrin dhe zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, për vizitën e sotme, të cilën e cilësoi si shumë të rëndësishme edhe për faktin që ndodhi pikërisht para vendimet që pritet të merret më 8 shtator për vendin mikpritës të Lojërave Mesdhetare 2030.
Ai gjithashtu e falënderoi kryeministrin dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe për përkrahjen që po i jep sportit, teksa u shpreh me shpresë që së shpejti do të festojmë së bashku kandidaturën e suksesshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030. /arbresh.info/
Tronditet Turqia/ Sulm terrorist pranë parlamentit në Ankara...
Kurti nesër takohet me kryetarët e komunave të Kosovës dhe m...
Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan...
Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë
Politikani pro-rus fiton zgjedhjet parlamentare në Sllovaki