Kurti viziton festivalin e grafitit

23:22 | 30 Korrik 2022
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar gjatë ditës së sotme punimet e  festivalit të grafitit  që po mbahet te Rruga B, në Prishinë.

Kurti ka shpërndarë disa fotografi në rrjetin social instagram, ku ishte bashkë me gruan dhe vajzën e tij.

“ E vërteta është dritë (Truth is Light) quhet tema e festivalit të grafitit për ketë vit që po mbahet të Rruga B, në Prishtinë.
Bashkë me Lean dhe Ritën, në këtë ditë fundjave , takuam artistë vendor e të huaj, ku edhe pamë punën dhe veprat mbresëlënëse të tyre”.

Kosova vend i artit dhe i kulturës, ka shkruar kryeministri. /arbresh.info/