Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar atelien më të vjetër në Gjakovë, që funksionon që nga viti 1971.
Faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar një video nga kjo vizitë e Kurtit ndërsa ka thënë se pronari i atelies ishte arrestuar në vitin 1980 për shkak të skulpturës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
“Në Gjakovë, në atelienë që funksionon që nga viti 1971, ndërkaq në vitin 1980 pronari ishte arrestuar nën akuzën për “propagandë armiqësore me motive kombëtare” në Jugosllavi. Pronari ishte arrestuar për shkak të skulpturës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ai kishte skulpturuar vetëm dy të tilla gjatë jetës, njërën ja kishte dhurar Presidentit Ibrahim Rugova dhe njëra ju dhurua tash Kryeministrit Kurti”, thuhet në njoftimin e LVV-së./Arbresh.info
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...