Qëndrimi në Kamenicë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi me vizitën në punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Stadiumit të Atletikës në Novosellë.
Bashkë me Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, panë nga afër ritmin e punimeve gjersa gurthemeli i këtij projekti u vendos në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, ky stadium vjen përmes investimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerën prej 3,5 milionë euro dhe është stadiumi i parë i këtij lloji në vendin tonë.
“Ai përfshin një sipërfaqe ndërtimore prej 870 metrash katrorë, kapacitet për mbi 1000 ulëse, 8 shtigje për vrapim prej 400 metrash dhe shtegun ndihmës prej 100 metrash jashtë fushës së atletikës e gjithashtu në përbërjen e tij ai përfshinë edhe hapësirat për parkingje prej 2908 metrash katrorë.”, thuhet në njoftim.
“Punimet për realizimin e këtij stadiumi të standardeve ndërkombëtare parashihen që të përfundojnë për 36 muaj.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...