Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me kolegë dhe bashkëpunëtorë, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari për të shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.
Duke u shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e bashkëluftëtarëve, kryeministri në detyrë Kurti e vlerësoi lartë angazhimin dhe kontributin e Sahit Jasharit, para dhe gjatë luftës çlirimtare.
“Sahit Jashari ishte bashkëveprimtar i Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, luftëtar edhe para luftës, që kontribuoi me pushkë dhe organizim për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit. Do të më mbeten përherë në kujtesë takimet dhe bisedat me të para dy dekadave në Skenderaj. Përherë mbante qëndrime patriotike dhe e donte rininë aktive e të ndershme”, shkroi kryeministri në detyrë Kurti në librin e kujtimeve.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...