Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi sot për ngushëllime familjen Gashi, e cila humbi më të dashurin e tyre, Akademikun Salih Gashi.
Ai i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit, teksa lartësoi veprën dhe kontributin e Profesorit të Fakultetit të Shkencave Matematikë-Natyrore të Universitetit të Prishtinës për shkencën dhe për vendin.
Si profesor universitar, Gashi dha kontribut të madh në zhvillimin e katedrave të kimisë fizike në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 2000 deri në vitin 2002 ai gjithashtu ishte Kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Në vitin 2017 u zgjodh kryeredaktor i revistës shkencore të ASHAK “Research-Kërkime”, teksa në fund të vitit të kaluar u zgjodh anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.
Pas vete la një trashëgimi të vlefshme shkencore, si pjesëmarrës në shumë projekte, autor ose bashkautor i mbi 50 punimeve shkencore nga fusha e kimisë fizike, të botuar në revista prestigjioze dhe pjesëmarrës po në aq konferenca dhe tubime shkencore, ku përfaqësoi Universitetin e Prishtinës dhe më pas Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës./Arbresh.info/



Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë