Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi sot për ngushëllime familjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Brigada 138 Agim Ramadani, Haki Limani, i njohur si Komandat Plaki.
“Komandant Plaki ishte veprimtar i pandalshëm i çështjes kombëtare para se të bëhej luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare. Baca Haki do të na mungojë, por jemi me fat që e patëm”, shkroi kryeministri Kurti në librin e ngushëllimeve, teksa u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre./Arbresh.info

Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër