Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Idrizaj, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, mësuesit Bajram Idrizaj.
Mësuesi Bajram Idrizaj, ishte i njohur për kontributin e tij në fushën e arsimit, angazhimin dhe përkushtimin e tij në edukimin e gjeneratave të shumta të nxënësve, e këtë ai e dëshmoi edhe gjatë kohës së pushtimit serb, gjatë së cilës Bajram Idrizaj, veprimtarinë e tij e zhvilloi në kushte të vështira, sidomos gjatë viteve të ’90-ta, ku punoi si mësues në disa nga fshatrat e Prizrenit.
Kryeministri në këtë vizitë e çmoi lart kontributin e Bajram Idrizajt dhe angazhimin e përkushtimin e madh në edukimin e brezave, gjersa ai do të nderohet e përkujtohet gjithmonë jo vetëm si veteran në fushën e arsimit, por do të mbetet i gjallë në kujtimet e familjarëve, nxënësve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin nga afër./Arbresh.info

Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...