Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar “Panairin e Rinisë 2023”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë, i cili u mbajt në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.
Në këtë vizitë Kurti shoqërohej nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, deputeti Agon Batusha, shefja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.
Së bashku, patën mundësi që të shohin nga afër produkte të ndryshme që po ekspozohen në këtë panair si punë artizanale, piktura, robotikë, letërsi, bizhuteri e filigran, të punuar e të prezantuara nga të rinjtë dhe organizata të të rinjve, përcjell arbresh.info.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndanë mbi 14 milionë euro çdo vit për projekte të individëve e organizatave anembanë vendit, në kulturë, trashëgimi, rini e sport, e në secilën prej këtyre fushave përfituesi primar është i riu kosovar.
Vizioni jonë i Qeverisë është që i riu të përfitoj drejtpërdrejt nga çdo institucion, me skema të veçanta të dizajnuar për të rinjtë, në çdo sektor e në çdo nivel.
Vizita e Kryeministrit Kurti në “Panairin e Rinisë 2023”, u zhvillua në kuadër të agjendës shtetërore të Muajit të Rinisë 2023, organizim ky i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë. /arbresh.info/
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...