Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidatin për kryetar të Vitisë nga radhët e LVV-së, Arsim Ademin vizituan fermën e blegtorit Avdullah Zenuni në këtë komunë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se qeveria qendrore i ka mbështetur bujqit dhe blegtorët teksa premtoi se pas tetorit, në Viti do të kenë mbështetje edhe nga qeveria lokale, transmeton Arbresh.info.
“Vizituam blegtorin Avdullah Zenunin, prej më të dalluarve në Viti. Ai ka 70 krerë lopë. Para qeverisjes sonë, blegtorët kanë shitur litrën e qumështit për 20 cent, tani ata marrin 50 cent në litër, 2.5 herë më shumë. Si qeveri qendrore, jemi gjithmonë të interesuar që bujqit e blegtorët t’i ndihmojmë sa më shumë. Pas tetorit, bujqit, fermerët dhe blegtorët e Vitisë do ta kenë edhe një qeverisje lokale që do t’i përkrahë”, ka shkruar Kurti.
“Me Arsim Ademin, qytetarët e Komunës së Vitisë fitojnë një profesionist të ndershëm, një aktivist politik dhe një kryetar që do ta ketë Vitinë para se gjithash dhe mbi të gjitha. Në zgjedhjet e kaluara ishte fare pranë fitores, në këto zgjedhje suksesi është i pashmangshëm”, tha Kurti./Arbresh.info
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...
Valon Berisha refuzon ofertën e gjigantit boshnjak, pret ops...
Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të kët...
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...