Për të dytin vit radhazi, kompanitë nga Kosova marrin pjesë në panarin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë “Hannover Messe 2025”. Hapësirat ku ata po paraqesin shërbimet e tyre dhe mundësitë që ofrojnë, i vizitoi kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“Këtë vit janë 8 kompani nga Kosova që po marrin pjesë në panair: Tenton SH.P.K, Innovation Academy SH.P.K, Proton Cable L.L.C, Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji UBT SH.P.K, Nori Glass SH.P.K., ITE SH.P.K, Euro Eco Transformers SH.P.K dhe Talent Management Services SH.P.K”, thuhet në njoftim.
Stenda e Republikës së Kosovës financohet dhe mbështetet nga Agjensia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, KIESA, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e përkrahjes dhe pjesëmarrjes së kompanive nga Kosova në ngjarje të tilla ndërkombëtare si mundësi e mirë për promovimin e kompanive vendore, zgjerimin e aktivitetit në tregjet e huaja dhe rritjen e eksportit të produkteve dhe shërbimeve të tyre./Arbres.info



Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...