Kryeministri në detyrë njëherish kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka vizituar sot qytetin e Shtimës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se bashkë me kryetarin e komunës Qemajl Aliu vizituan fabrikën e prodhimit të tubave të çelikut e konstruksione metalike, transmeton Arbresh.info.
Kurti tha se me Aliun për kryetar edhe në katërvjeçarin e ardhshëm konfirmohet e shtohet vëmendja edhe në nivel lokal për bizneset e Shtimes.
“Shtimja ishte ndalesa e radhës pas Vitisë. Vizituam së bashku me kryetarin Qemajl Aliu kompaninë Exim Metal, e cila prodhon tuba të çelikut e konstruksione metalike. E themeluar prej 25 vitesh dhe me mbi 50 punëtorë, kompania ka arritur të depërtojë në treg duke eksportuar prodhimet dhe shërbimet e saj edhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.
“Qeveria është përherë në mbështetje të bizneseve duke i përkrahur në rritjen dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre. Me Qemajl Aliun për kryetar edhe në katërvjeçarin e ardhshëm konfirmohet e shtohet vëmendja edhe në nivel lokal për bizneset e Shtimes”, tha Kurti./Arbresh.info
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...