Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot zyrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për t’u njoftuar me punën e Agjencisë në planifikimin dhe realizimin e procesit madhor të regjistrimit të popullsisë, që do të fillojë në muaji prill 2024.
I shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kryeministri pa për së afërmi proceset teknike të përfunduara nga ASK, e që luajnë rol kyç në organizimin e procesit dhe mbarëvajtje e tij, përcjell Arbresh.info.

“Numri i regjistruesve dhe monitoruesve bashkë me tabletët dhe pajisjet e nevojshme për regjistrim tashmë janë është gati. Kryeministri tha se nuk ka proces më të rëndësishëm për planifikim sesa regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave dhe ofroi mbështetje të plotë për ASK-në ashtu që censusi të zhvillohet me përpikëri të nevojshme e sipas standardeve të EUROSTAT-it”, thuhet në njoftim.
Ushtruesi i detyrës së ASK-së, Avni Kastrati, bashkë me ekipin e drejtorëve të ASK-së, njoftoi Kryeministrin për hapat e radhës në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, përfshirë organizimin e regjistrimit të diasporës përmes platformës e-Kosova.

Kryeministri falënderoi ASK-në për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre.
“Qëndrojmë së bashku në realizimin e këtij projekti të madh, regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave”, tha Kurti./Arbresh.info/

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit