Kandidati i Lëvizjes “Vetëvendosje” për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se “Vetëvendosja” tani ka fuqi të mjaftueshme për ta ndalur “PDK-në e vogël”, siç e quan ai dhe për t’u bërë gati për zgjedhje të shpejta nëse mbesin në opozitë. E nëse do të kishte sërish zgjedhje të reja, sipas Kurtit, “Vetëvendosja” do të dilte me mbi 40 deputetë.
“Këtë e dinë edhe subjektet e tjera, prandaj po përpiqen medoemos të shmangin përsëritjen e zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Zëri: Nëse eventualisht kemi krijimin e një qeverie me shumicë të thjeshtë, pra 61 deputetë apo diçka më shumë, cila do të ishte forca e saj në çuarjen e agjendave të mëdha përpara?
Kurti: Ajo do të ishte një situatë e lehtë për “Vetëvendosjen”, por e vështirë për Kosovën. Sepse ajo qeveri do të ishte qeveri e dobët karshi nesh, por e rrezikshme karshi qytetarëve të Kosovës. Ne si opozitë me 32 deputetë do të mundë ta bënim dyfishin e asaj që kemi bërë më parë. Kjo do t’i përshpejtonte zgjedhjet e reja dhe po të përsëriteshin zgjedhjet, Lëvizja do të dilte me mbi 40 deputetë. Këtë e dinë edhe subjektet e tjera, prandaj po përpiqen medoemos ta shmangin përsëritjen e zgjedhjeve.
Mbi të gjitha, më duhet të flas nga këndvështrimi i të mirës së Kosovës. E nga ky këndvështrim, vendit dhe popullit tonë nuk i duhet as edhe një javë vonesë. Qeveria e lëvizjes “Vetëvendosje” duhet të krijohet një orë e më parë, pasi shtresat e ulëta nuk po kanë bukë të hanë, e shtresat e mesme gjithnjë e më shumë po shndërrohen në shtresa të ulëta. Kur nuk ka fituar lëvizja “Vetëvendosje” në të kaluarën, shumë më tepër ka humbur populli i Kosovës sesa Lëvizja jonë. Por, edhe kur të qeverisë “Vetëvendosja” shumë më tepër fitojnë qytetarët e Republikës sesa Lëvizja jonë.
Spiropali takim me Brian Mast në Washington, flet për bashkë...
ShBA’ja rrëzon një dron iranian që iu afrua aeroplanmbajtësi...
Trepça kthen në pronësi mbi 1,200 hektarë në vlerë mbi 400 m...
Disa biznese nuk zbatojnë rritjen e pagës minimale, paralajm...
Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Angılı
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...