Me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, është mbajtur një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, ku të pranishëm kanë qenë edhe Rifat Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes Jashari.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se vepra dhe jeta e Adem Jasharit e ka frymëzuar popullin tonë për të përkujtuar gjithmonë sakrificën për çlirimin e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
‘Pasi na e mbushën Kuvendin me tinguj kumbues e madhështor, Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me Bacën Rifat, Presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe artistët e kombit, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri”, ka shkruar Kurti.
“Vepra dhe jeta e kryekomandantit Adem Jashari e ka frymëzuar popullin tonë dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore, për të përkujtuar gjithmonë sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...