Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit për besimtarët e fesë myslimane.
Kurti tha se ky muaj i mëshirës sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemrën e secilit.
“Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë”, tha Kurti.
Kujtojmë se sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit./arbresh.info/
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...