Kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar qytetarët e Mitropvicës për ndërtimin dhe lirimin për qarkullim të urës së re mbi lumin Ibër.
Kurti, po ashtu bëri të ditur se ura është hapur nga ora 9:00 e ditës së sotme dhe u nevojiten vetëm dy muaj për ndërtimin e saj, raporton Arbresh.info.
Ai po ashtu bëri të ditur se punimet për urën tjetër po vazhdojnë.
“Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim. Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”, shkruan Kurti në Facebook./Arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...