Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.
Kurti ka shkruar se mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.
“Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve. Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ndryshe, Memli Krasniqi u zgjodh sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës në konventën e dhjetë të kësaj partie. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ndërkaq 7 nga ta ishin kundër dhe 1 abstenoi.
Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është falënderues për mundësinë dhe i ndërgjegjshëm për barrën e përgjegjësisë që do ta merr si i pari i partisë./arbresh.info/
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...