Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë në detyrë, ka komentuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, duke theksuar sulmet terroriste të ndërmarra nga shteti serb dhe mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Ai akuzoi opozitën parlamentare se i ka vendosur “masa” Kosovës përmes mos-konstituimit të Kuvendit dhe mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. “Uroj dhe shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konstituimit të Kuvendit, edhe opozita e tanishme t’ia heq masat Kosovës”, tha Kurti.
Kryeministri gjithashtu nënvizoi përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit evropian dhe vlerave demokratike. Ai theksoi se institucionet e vendit nuk kanë qenë shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat veriore, por kanë kontribuar në de-eskalimin e saj.
Kurti kujtoi dy sulmet terroriste: njëri më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën rreshteri policor Afrim Bunjaku, dhe tjetri më 29 nëntor 2024 në kanalin Ibër–Lepenc në Varakë të Zubin Potokut, që synonte dëmtimin e infrastrukturës kritike. Për të dy rastet ekzistojnë aktakuza, ndërsa provat tregojnë përfshirjen direkte të shtetit serb.
“Institucionet e Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat në veri të vendit dhe de-eskalimi i situatës ishte pikërisht meritë e institucioneve të Kosovës. Ndërkohë Republika e Kosovës dhe institucionet e saj u bënë cak i sulmeve terroriste, prej të cilave dy me pasoja të rënda. Ai në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi ynë Afrim Bunjaku dhe tjetri në kanalin Ibër – Lepenc në Varakë të Zubin Potokut me 29 nëntor 2024, që synonte dëmtimin e pariparueshëm të infrastrukturës kritike”, tha ai.
Ambasada e SHBA-së vlerëson si sukses të madh operacionin e ...
Nesër varroset 12-vjeçarja që ndërroi jetë në Spitalin e Pri...
“A i meritoj?” – Heroi i Bondit merr donacione prej 2.5 mili...
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj...
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin