Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për draftin e Asociacionit dhe kur do të nis draftimi i statutit të ASK-së.
“Unë kam ofruar që ta shkruaj draft statutin por aty jam refuzuar më është thënë që këtë duhet ta bëjë menaxhmenti. Deputetja serbe shkroi një draft që ishte më i keq se Republika Srbska. Unë si kryeministër nuk duhet të krijojë Asociacion të Komunave, komunat Asociohen në mes veti. Para së gjithash ne e kemi marrëveshjen Bazike. Pika shtatë i referohet Asociacionit. E ka një nen që Serbia e shkel çdo ditë qe thotë që Kosova dhe Serbia nuk e pengojnë njëra tjetrën për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Nëse Asociacioni është i imponuar prej larg ai nuk është me Asocim se fjala asocim është liri. Duhet dorëzuar kryeterroristi serb Millan Radoiçiq”, pohon Kurti.
Kurti foli edhe për vendimin e qeverise serbe që të krijohet një mekanizëm që të përndjek penalisht ata që kryejnë krime në Republikën e Kosovës.
“Sulm ndaj marrëveshjes bazike”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
Tentuan ta shpalosnin flamurin e tyre, arrestohen gjashtë se...
Dramë në Serie A, Roma e Como sigurojnë Ligën e Kampionëve, ...
Nga 120km/h në 80, në Zvicër diskutohet ulja e kufizimit të ...
Këto tri shenja të horoskopit ju fshijnë nga jeta pa u pendu...
Qipriotët drejtë kutive të votimit pas një fushate zgjedhore...
Haaland golashënuesi më i mirë i sezoni për të treten herë, ...