Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi drekë pune në Shtëpinë e Kosovës me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike, mes tyre Alexander Kunitz dhe Maximilian Hoffmann, si dhe Drejtorin Ekzekutiv Max Gulde nga “Constellr”, Carl Holshouser nga “CoreWeave”, Dr. Tanja Wielgoß nga “SPD Economic Council” dhe Matthias Ibrahim Krug nga “Velmora Capital”.
Diskutuan mbi integritetin konkurrues si bazë për besim, qëndrueshmëri institucionale dhe klimë më tërheqëse për investime.
Kryeministri theksoi progresin e Kosovës në siguri, sundim të ligjit dhe stabilitet makro-fiskal si faktorë që përkthehen drejtpërdrejt në mjedis më të mirë biznesi.
U diskutua pozicionimi i Kosovës si nyje për kompanitë që kërkojnë kapacitete të besueshme dhe afër tregjeve të EMENA-s. Kryeministri prezantoi prioritetin e investimeve publike me mbi 7 miliardë euro në transport, mjedis dhe energji për të përmirësuar logjistikën dhe parashikueshmërinë ekonomike./Arbresh.info
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...