Gjatë qëndrimit në Poloni, në margjina të Forumit të Sigurisë të Varshavës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, u takua me ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë Dr. Werner Fasslabend dhe ambasadorin e Austrisë në Poloni, Andreas Stadler.
Takimi i fundit me Dr. Fasslabend ishte zhvilluar në Vjenë dy vite më parë në kuadër të ngjarjeve e diskutimeve të organizuara nga Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, përcjell Arbresh.info

Diskutuan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare me seli e zyra qendrore në Vjenë, për çka dhe shprehu nevojën e mbështetjes së Austrisë.
Duke i falënderuar për takimin dhe bisedën, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen edhe për kontributin e qendrave të studimit si Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, ku Dr. Werner Fasslabend ka shërbyer më herët edhe në funksionin e drejtorit të institutit.
Kurti shoqërohej në këtë takim nga Shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi./Arbresh.info

Shembja e rrugës, ende pa rrymë një pjesë e Prishtinës
Moti në Shqipëri i qetë dhe reshje të izoluara
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...