Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u takua mëngjesin e sotëm me autorin, gazetarin dhe producentin radiofonik francez, Philippe Collin, i cili shoqërohej nga ambasadori i Francës, Olivier Guerot.
ZKM njofton se ata diskutuan së bashku për historinë e letërsinë, dhe natyrisht aktualitetin gjeopolitik e dinamikat sociale posaçërisht në kontinentin tonë evropian.
Philippe Collin i dhuroi kryeministrit romanin e tij të publikuar vitin e kaluar me titull “Barmeni i Ritzit”, ku trajtohen ngjarje nga okupimi nazist i Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, bazuar në historinë e vërtetë dhe spektrin e shankistit Frank Mejer, nga hoteli Ritz në Paris.
Kryeministri e falënderoi për bisedën dhe librin, duke shprehur mirënjohjen për shkëmbimin e sotëm dhe vlerësimin për krijimtarinë dhe punën e tij./Arbresh.info

Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime
Gra lidere dhe sipërmarrëse mblidhen në tryezën e Bankës Eko...
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...