Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë ka folur para ministrave për takimin që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Ai tha se edhe pas bisedimeve ka qëndruar për të bërë edhe një përpjekje të fundit, të cilën e kishte refuzuar presidenti serb.
“Unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE, sepse gjithmonë ka hapësirë për një përpjekje të fundit. Ka qenë edhe përpjekja e fundit. Lajçak ka ardhur te dhoma ku ndodhet delegacioni ynë, e bëri edhe një përpjekje për një tekst që do të përfshinte edhe tekstin e BE-së, por më pas na njoftoi që presidenti i Serbisë s’e kishte pranuar, por Borrell ndodhej në një konferencë për media”, tha Kurti.
Ai tha se “qëllimi i madh”, që iu referua propozimit franko-gjerman, “u hoq nga takimi duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilit kishte ardhur në Bruksel jo për propozimin, po për targat”./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...