Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur pikat e tij të “forta” për të fituar zgjedhjet parlamentare.
Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social, janë pikat e forta me të cilat Vetëvendosje do të paraqitet në zgjedhje.
I pari i Vetëvendosjes ka thënë se partia e tij është e fortë sepse është e pakorruptuar dhe nuk shantazhohen.
Ai ka thënë se Vetëvendosje ka vullnetin, dijen dhe guximin e që sipas tij asnjë parti nuk i ka të gjitha.
Kurti ka thënë se shteti i kapur është edhe më i rëndë se krimi e korrupsioni dhe sipas tij me ardhjen në pushtet ata do ta ndryshojnë edhe ligjin për prokurorinë.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se derisa ishin në VLAN [bashkë me LDK, AAK, NISMA], kanë pasur oferta nga PDK-ja për t’iu bashkuar në qeveri.
“Kur LDK-ja doli nga VLAN- dhe shkoi te PDK-ja edhe ne kemi mundur të shkojmë te PDK-ja mirëpo nuk kemi qenë të interesuar. Ne kemi dhënë provimin para popullit të Kosovës se nuk duam qeverisje me PDK-në”, tha Kurti.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/516993462393368/?t=0
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...