Në vazhdën e takimeve konsultative të nisura dje me partitë e komuniteteve joshumicë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot deputetin e zgjedhur të legjislaturës së 9-të, Veton Berisha, njëherësh Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE).
Kryeministri Kurti e uroi z. Berisha për mandatin e deputetit dhe rikthimin e tij në Kuvendin e Republikës. Diskutuan për procesin e konstituimit të kuvendit dhe formimit të qeverisë së re pas certifikimit të rezultateve nga zgjedhjet e 9 shkurtit. U theksua rëndësia e formimit të institucioneve brenda afateve ligjore dhe kushtetuese.
Kryeministri veçoi politikat dhe vendimet e qeverisë në mbështetje të komuniteteve joshumicë, me theks te komuniteti egjiptian, të cilat kanë vënë në shprehje vëmendjen e shtuar dhe meritore që qeveria e drejtuar nga ai i ka dhënë përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve nga radhët e komunitetit egjiptian përmes punësimit, edukimit dhe infrastrukturës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...