Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk ka vija të kuqe as ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe as ndaj askujt tjetër në Kosovë.
Berisha shtoi se nga Kurti kanë kërkuar që, në rast se futen në qeveri, të kenë mundësinë të ndikojnë në politikat qeveritare.
Ai po ashtu njoftoi se kanë dorëzuar një program për investime që mbulojnë nevojat e komunitetit egjiptian.
“Biseduam për një bashkëpunim të mundshëm mes nesh. Ne në parim nuk kemi asnjë vijë të kuqe me askënd në këtë rast me kryeministrin Kurti por me askënd në Kosovë. Normalisht që ne i patëm kërkesat tona dhe kërkuam që nëse hyjmë në qeveri të kemi mundësi që të ndikojmë në politikat qeveritare që me ndryshu, do të thotë të marrim përgjegjësi. E dorëzuam një program të partisë që e kemi pasur gjatë fushatës e që janë nevoja të komunitetit dhe ka mbetur që ditëve në vijim të kemi prapë takime”, ka thënë ai./Arbresh.info
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...