Kandidati për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se stabiliteti në Ballkan, tradicionalisht mbahet në kurriz të shqiptarëve.
Ndërkohë, shtoi se kanë më pak të drejta dhe mirëqenie, ndaj emigrimi është i lartë.
Kurti theksoi se pavarësisht nëse janë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia, të gjithë i thonë vetes shqiptarë.
“Stabiliteti në Ballkan, tradicionalisht mbahet në kurriz të shqiptarëve, të cilët kanë më së paku të drejta dhe më të hollë mirëqenie, prandaj edhe emigrimin e lartë. Çdo i treti qytetar i Kosovës po del se nuk është banor i Kosovës. Kur është bërë regjistrimi i popullsisë, kam menduar se do të jetë çdo i pesti, por doli çdo i treti. Përderisa ne e kemi mërgatën tonë përgjithësisht në Zvicër e Gjermani, por edhe në Austri, Skandinavi, Londër e në ShBA, por sidomos në Zvicër e Gjermani, edhe Shqipëria e ka gjithandej, por sidomos në Greqi e Itali.
Pra edhe në këtë aspekt, se çka një lloj komplementariteti kur ne mbulojmë gjithë Europën, por është interesant që shqiptarët kudo që janë, nuk e ndajnë veten në të Kosovës, Shqipërisë, Luginës, Malit të Zi e të Maqedonisë, por i thonë vetes siç edhe janë, shqiptarë. Dhe do të duhej që ne prej atje të kthejmë trurin, të sjellim investimet dhe të çojmë arsimtarët më të mirë të gjuhës shqipe në mënyrë që brenga e bashkatdhetarëve tanë për asimilimin e fëmijëve të tyre, të marrë përgjigjen e duhur se është e mundur që të kemi integrim pa asimilim”, ka thënë Kurti për oranews.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...