Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, thotë se ai dallon nga dy kandidatët tjerë për kryeministër sepse i takon një koncepti që nuk është provuar asnjëherë në qeverisje.
Në Rubikon të KTV-së, Kurti ka thënë se Vetëvendosja e dallon nga kandidatët tjerë sepse është koncept konsistent dhe sa herë është provuar deri tani ka dëshmuar se është koncept i duhur.
“Më së shumti më dallon Vetëvendosje, që do të thotë i përkas një koncepti që është konsistent. Ka themel kuptimor shumë të fuqishëm. VV nuk është provuar asnjëherë në qeverisje. Ku jemi provuar është mirë”, ka thënë ai.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...