Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se në bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur shqetësimin për dhunën e milicisë serbë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave.
Ai shkroi në TWitter të mërkurën mbrëma se në Kosovë, pushteti mund të fitohet vetëm me votë, “e asnjëherë me dhunë”.
“E urova për rizgjedhjen dhe diskutova marrëdhëniet tona të mira dypalëshe dhe ngjarjet aktuale. E tregova shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave. Në Republikën tonë pushteti mund të fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...