Kryeministri i vendit Albin Kurti, në një intervistë në Top Story me Grida Dumën ka folur gjatë mbi mandatin e tij 4 vjeçar dhe çështje të tjera.
Mes të tjerash, Kurti ka treguar arsyen se përse nuk e ka vizituar në Hagë Hashim Thaçi dhe të burgosurit e tjerë, përcjell Arbresh.info.
Sipas tij ai nuk e ka bërë sepse nuk pranon që të ‘legjitimojë’ Gjykatën Speciale.
“Kam pasur ndërmend të shkoj, por nuk kam mendim aspak pozitiv për Gjykatën Speciale siç ka pasur Thaçi dhe kur kam marrë vesh që për të shkuar në Hagë duhet të mbushej një mori letrash, prandaj nuk kam shkuar. Se kjo i bie që unë duhet të pranoj Gjykatën Speciale. Duhet t’i bëj asaj një lloj legjitimimi, ndaj nuk kam shkruar se nuk dua të nënshkruaj letra me logo të Speciales”, deklaroi ai.
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...