Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se aktivitetet për shënimin e 25 vjetorit të çlirimit do të vazhdojnë.
Ai tha se më 15 qershor do të bëhet përurimi i shtegut të lirisë Pashtriku në Has.
Ndërkaq, më 19 qershor promovohet libri “Shqiptarët dhe serbët, e vërteta kundër të pavërtetës” i profesorit të ndjerë të dizajnit grafik, Shyqri Nimani në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Ndërkaq, më 21 qershor mbahet ekspozita dhe koncerti për Ditën Botërore të Muzikës “Tinguj në imazhe” nga Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës.
Më tej, ai falënderoi të gjithë zyrtarët për angazhimin në këtë përvjetor./Arbresh.info/
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...