Kryeministri Albin Kurti gjatë një konference për media u tha gazetarëve që ka menduar që t’i falënderojë ata nëse vetëm njëherë nuk do t’ia përsëritnin pyetjen e njëjtë që i bëhet zakonisht për Asociacionin, transmeton arbresh.info.
“Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gati isha duke ju falënderuar që në këtë konferencë për media nuk po ma bën askush këtë pyetje dhe më vjen keq që nuk do të mund t’ju falënderoj, sepse e bëtë edhe këtë pyetje e cila nuk është e re dhe për të cilën unë duhet të jap përgjigje të vjetër”, tha Kurti.
“Asociacioni si monoetnik nuk është në përputhje as me fyrmën as me germën e Kushtetues së Kosovës dhe mendoj që Kushtetutën duhet ta ndryshojë Serbia. Aty ku shkruan se Kosova është pjesë integrale e Serbisë në shpërputhje me realitetin e Kosovës së pavarur që nga 17 shkurti i vitit 2008 e këndej”./arbresh.info/
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...
Dosja “Epstein”, reagon presidenti Donald Trump pas dokument...
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...