Albulena Haxhiu ka dhënë një sqarim pas shpërndarjes së informatave të gabuara nga Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Duke folur për të arrestuarit kosovarë në Serbi, kryeministri Kurti tha se Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula po “mbahen në burgjet e Serbisë”, ndonëse Dula është liruar para disa muajsh nga autoritetet serbe.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu doli me një sqarim në konferencën për media menjëherë pas mbledhjes.
“Më lejoni që para se të fillojmë, të bëjmë një sqarim në raport me fjalën e kryeministrit Kurti. Menjëherë pasi që kryeministri Kurti e përfundoi fjalën e tij, u konsultuam bashkë në raport me Petrit Dulën dhe Nezir Mehmetajn, i cili, ky i fundit po mbahet në burgje në Serbi. Ndërkaq, sa i përket Petrit Dulës, kryeministri më theksoj se i njëjti është liruar, mirëpo edhe Petrit Dula edhe Nezir Mehmetaj janë futur në një paragraf. Andaj, më lejoni që t’ua sqaroj; ideja ka qenë që të flasim për trajtimin mizor dhe po ashtu padrejtësitë që Serbia vazhdon t’ua bëjë qytetarëve tanë duke i mbajtur ata në paraburgim pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë”, tha ajo.
Nezir Mehmetaj po mbahet ende në burgjet serbe.
Ndërkaq, Petrit Dula shtë liruar në prill të këtij viti.
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...