Kurti thotë se gjatë mandatit të tij qeverisës, nuk ka pasur as zgjedhje e as referendume të Serbisë

09:57 | 26 Mars 2025
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ka përmendur disa nga arritjet kryesore të institucioneve qeveritare gjatë këtij mandati katërvjeçar.

Kurti theksoi se gjatë këtij periudhe, janë realizuar disa arritje të rëndësishme, duke përfshirë liberalizimin e vizave nga disa vende dhe njohjen e pasaportës së Kosovës nga shtetet si Spanja dhe Armenia.

Po ashtu, ai përmendi se për herë të parë, Kosova është përfaqësuar në komunitetet e marrëveshjes për tregti të lirë nga vetë shteti dhe jo nga UNMIK-u.

“Liberalizimi i vizave nga disa vende dhe njohja e pasaportës së Kosovës nga Spanja dhe Armenia. Në komunitetet e marrëveshjes për tregti të lirë Kosova për herë të parë përfaqësohet nga Kosova e jo nga UNMIK. Shëndetësia është bërë më e mirë e më e lirë e më shumë shërbime. Mandatin tjetër 2 spitale të reja dhe 6 poliklinika. Për herë të parë në veri po paguhet rryma. Ka filluar të faturohet edhe tatimi në pronë. Nuk ka më tabela ilegale, janë mbyllur strukturat ilegale të jashtëligjshme. Për herë të parë kemi rritje të pensioneve për 20 për qind dhe shtesa. Për fëmijët shtesa dhe nga 100 euro për fund vit. Rritja e pagës në sektorin publik e privat, mandatin tjetër do ta rrisimin mbi 500 euro”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Kurti përmendi edhe mbështetje për bujqit, dyfishimi i buxhetit për ushtrinë, blerjen e armatimit etj.

“Zgjedhjet e Serbisë në referdum nuk bëhen më si përpara. Në qershor të 2020 janë mbajtur zgjedhjet lokale të Serbisë dhe prej se e kemi marr ne detyrën nuk ka ma as zgjedhje të Serbisë as referendume të Serbisë në Kosovë”, u shpreh ndër të tjera Kurti./Arbresh.info

Të ngjashme