Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në një takim konsultues përfaqësues të partive parlamentare lidhur me situatën politike të krijuar tash e pesë muaj.
Për takimin e thirrur më 3 korrik, tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen një pjesë e liderëve partiakë.
Mes tyre është edhe kreu i LVV-së, deputeti dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Kam marrë pjesë më herët e do të marrë pjesë edhe tash”, tha Kurti për Klan Kosova gjatë vënies së gurëve të themelit për urat mbi Ibër në Mitrovicë.
Megjithatë, ai u shpreh paksa i pakënaqur me pyetjen, teksa tha: “por, dy urat sot janë tema”.
Deri më tani, pjesëmarrjen në takimin te Osmani e kanë konfirmuar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i AAK-së Ramush Haradinaj, por edhe nga partitë e pakicave jo-shqiptare.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...