Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se tashmë partia e tij ka një ftesë të qartë për koalicionin LDK-AKR-Al dhe deputetët e PAN’it.
Kurti ftoi këtë koalicion në bisedime për ndërtimin e një qeverie të re, pasi sipas tij, nuk mund të ketë pushtet të ri me regjim të vjetër, transmeton Periskopi.
“Tashmë edhe nga koalicioni që ne po i bëjmë ftesë kanë bërë të ditur se nuk do t’i bashkohen koalicionit të PDK’së. Andaj, kjo ia hap rrugën formimit të Qeverisë së re nga Vetëvendosje si partia më e madhe në vendin tonë”, tha Kurti.
Ai bëri të ditur se edhe më tej do të vazhdojnë takimet me liderët e koalicionit, por jo më takime të rastësishme, por të qëllimshme.
Ai shtoi se presidenti Thaçi nuk mund ta ndalë Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë.
“Së pari, u vërtetua se në Kosovë ka dy pole, VV dhe PDK. Populli i dha të drejtë ndryshimeve, pra VV’së si partia me më së shumti vota. Pas dështimit të Qeverisë së re nga regjimi i vjetër, radha na vie neve. Dhe ne do të fillojmë takimet për këtë Qeveri. Burim sovraniteti s’është presidenti, po populli. S’ka instancë që do të mund të ndalë formimin e Qeverisë nga VV. Nuk mund të ndalë askush që të bëhet Qeveria e vendi të shkojë në zgjedhje. Thaçi s’mund ta ndalë formimin e Qeverisë”, tha Kurti.
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...