Nuk mund të harrojmë të shkuarën kur ecim në një tokë me shumë memoriale e varre të hapura.
Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Medrdar, aty ku sot u bë dorëzimi i 7 trupave të gjetur në Rezallë të gjithë të gjetur në Kizhavak të Serbisë.
Ai në fjalimin e tij, drejtuar familjarëve tha se ky është një takim i dhimbshëm, i ftohtë me të dashuritë e juaj.
“Mbi 8 mijë persona të zhdukur askush s’mund ta ndijim mungesën për familjare si ju, i dhimbshim e i ftohtë ky takim më familjaret e juaj. Nuk ka fjalë që mund të plotësoj boshllëkun në zemrat tuaja. Fjalët tona duhet të dëgjohen më shumë se ata që e bënë gjenocidin”, tha Kurti.
Kryeministri, tha se të zhdukurit janë çështje e parë në dialog
“Nuk mund të ndalemi deri sa të ju sjellim fëmijët në vendlindje. Të zhdukurit janë çështja e parë në dialog më Serbinë. Përgjegjësit e luftës vazhdojnë të jenë heroi në Serbi. Si mund të harrojmë ku qëndrojmë e ecim në një tokë më plot memoriale e varre të hapura. Qeveria jonë është duke marr masa për të vënë drejtësi për viktimat. /arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...